Startups

Shikojmë që shumë faqe Shqiptare hapen, dhe pas një muaji, ato mbyllen, ose lihen pas dore. Mungon inicjativa, mungon vullneti, dhe mbi të gjitha, mungon audienca. Stafi i Tech.Al beson se c’do faqe që krijohet (pa marrë parasysh ato faqet ilegale, si p.sh. ato me filma), ka mundësinë të bëhet një faqe e vizituar. Dhe ne, stafi i Tech.Al, duam që ju t’a realizoni këtë dëshirë.

Dhe ja se si ne e planifikojmë që t’ja arrimë qëllimit! Ju hapni një faqe unike, me kuptimin që jo të hapni një blog me WordPress për Barcelonën, ta zemë. Sepse ka dhjetra nga ato faqe, që kopjojnë lajmet nga njëra tjetra. Por le të zemë se ideja juaj është unike. Por sa do unike që të jetë, blogu juaj nuk mund të marrë dot trafik, dhe ke ndërmënd t’a mbyllësh fare atë faqe pas një jave, për shkak të rezultateve të dobëta. Ja pra ky hyn në punë dhe prania jonë. Në Tech.Al ne do të vendosim një banner si dhe një artikull që flet për faqen tënde, dhe për të mirat që ti ofron në faqen tënde. Ky artikull shpërndahet nga ne në Twitter, në Webmaster.al, në Facebook, si dhe në Tech.al, sigurisht. Ti merr trafik, që të shtyn ty për të mos e mbyllur faqen dhe të shtyn ty për të vazhduar me faqen. Sigurisht që jo i gjithi ai trafik do të mbetet, por aman të paktën gjysma e atij trafiku do të rikthehet në faqen tënde përsëri.

Cfarë fitojmë ne?

Me thënë të drejtën, asgjë! Thjesht e bëjmë sepse duam që gjithë ato faqe Shqiptare që hapen të mos shkojnë dëm, dhe të mos mbyllen pas 2 javëve sepse personi i faqes nuk kishte më inkurajim për të vazhduar. Ne ju japim një dorë për të vazhduar më tej me faqen! Sepse mbi të gjitha, ju keni harxhuar lek për të blerë domainin, hostin, etj.

N.q.s keni një faqe apo dini ndonjë faqe të re Shqiptare, përdorni formën më poshtë për të na kontaktuar, dhe ne do postojmë një artikull në Tech.Al për këtë faqe.

Kontakt