Sony prezanton PS4

Ky lajm u publikua më: 21/02/2013 7:15:39 AM

Pritja për fansat e PlayStation-it ka marrë pothuajse fund. Kompania gjigande Sony ka prezantuar të Mërkurën PlayStation 4, platformën e radhës për lojra.

playstation4 Sony prezanton PS4

PlayStation 3, platforma e tanishme e Sony-t në treg, ka plot shtatë vjet nga dalja e saj, në Nëntor të 2006-s.

“Dhoma nuk është më qëndra e universit të PlayStation-it, por lojtari,” ka thënë Andrew House, Shefi Egzekutiv i Sony Computer Entertainment. “Shpresojmë që PlayStation 4 të ndryshojë mënyrën e së luajturit.”

Arkitekti i sistemit të PlayStation 4, Mark Cerny, ka thënë se Sony ka filluar punën në platformën e re qysh nga nxjerrja e PlayStation 3. Sipas tij, platforma e re ka një pamje të rifreskuar totalisht, si dhe një numër të madh ndryshimesh dhe shtimesh, si p.sh. vetitë sociale që nuk gjënden në platformat e tjera. /Tech.Al/

Asnjë Koment.

Përgjigju

More in Lojra
mzl.xjyjatbi.175x175-75
Icon Pop Quiz, loja me “fiksuese” per smartphone

Nje nga tregjet me aktiv per momentin jane dhe lojrat falas apo me pagese ne Appstore per produktet Apple si...

Close