Nokia prezanton celularin 20 Dollarësh

Ky lajm u publikua më: 25/02/2013 5:29:36 PM

Lajme nga Barcelona flasin për një prezantim të ri nga kompania Nokia për një celular me çmime shumë të leverdisshme. Bëhet fjalë për Nokia 105, një celular që pritet të kushtojë vetëm 15 Euro, ose $20.

nokia 105 Nokia prezanton celularin 20 Dollarësh

Sipas Nokia-s, ky model i ri është një plan biznesi për të tërhequr nën vete blerësit që s’kanë pasur ndonjëherë celular. Ky është celulari më i lirë i ofruar nga kompania deri më sot. Edhe pse specifikat nuk janë më të mirat, n.q.s doni një celular vetëm për thirrje, dhe jo gjë tjetër.

Celulari ka një ekran me ngjyra të shndritura, radio FM, elektrik dore, si dhe shumë gjëra të nevojshme. Ajo që të tërheq më shumë rreth këtij celulari është bateria 35-ditore.

Nokia 105 pritet të dalë në Mars ose Prill në tregjet e Kinës, Egjiptit, Indisë, Indonezisë, Nigerisë, Rusisë, Vietnamit, si dhe tregje të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi, dhe Evropë. /Tech.Al/

Një Përgjigje për “Nokia prezanton celularin 20 Dollarësh”

  1. enea

    Mar 04. 2013

    Po bahet dhe celulari sikurse Facoletat beje nje call dhe hidhe :p

    Gjithsesi nje gje e mire, sidomos bateria 35 dite

    Përgjigju këtij komenti

Përgjigju

More in Mobile
BlackBerry 10
Celulari i parë BlackBerry 10 vjen më 28 Shkurt

BlackBerry 10 nga kompania RIM pritet të dalë në treg në vetëm pak javë. Më përpara ju kemi lajmëruar që...

Close