iPhone 4 ne Shqiperi nepermjet Eagle Mobile

Ky lajm u publikua më: 10/12/2010 7:32:29 PM

Si shume te tjere, edhe une e prita me entuziazem lajmin ku behej i ditur fakti qe Eagle Mobile kishte futur ne Shqiperi iPhone 4. Duke pasur parasysh qe jam nje klient i vjeter i Eagle Mobile (qe kur eshte hapur) vendosa te shkoja tek dyqani kryesor tek ish-blloku, megjithate ma mori mendja qe cmimi do ishte paksa i kripur, gjithsesi dyshimet u shuan shume shpejt.

Cmimi i iPhone 4 ishte diku tek 760 euro (te pakten ate dite qe vajta pyeta une) dhe qe me dollar amerikan i bie diku tek $1000. Pa patur mundesine per te diskutuar rreth cmimit, shitesja aty shtoi qe ky iPhone blihej vetem me nje kontrate 1 vjecare, te nje pakete Life + (nese nuk gaboj).

Cudia me e madhe ishte kur i permenda faktin qe isha klient i Eagle dhe disponoja numer me kontrate, por me kot, rregullat ishin teper strikte. Dola nga dyqani pa diskutuar shume dhe po vrisja mendjen, nje kompani si Eagle Mobile, qe e ka mbushur Shqiperine me reklama nga me te ndryshmet, vertet futet ne treg me ate pakete per celularin iPhone 4?

Ne perendim celularet ne te shumten e rasteve ofrohen falas, mjafton te besh nje kontrate 2 vjecare, ndersa ktu tek ne, pervec faktit qe duhet te kesh kontrate te re, duhet paguash dhe 760 euro si fillim

Gjithsesi, uroj qe te dali ndonje oferte me “terheqese” qe te joshe klientet, pasi me ate cmim jo vetem une por shumica do e kenë me lire ta porosisin celularin direkt nga Amerika …

Vizitoret kerkuan termat:

  • iphone 4 cmimi
  • cmimi i iphone 4
  • iphone 4 ne shqiperi
  • cmimi i iphone 4 ne shqiperi
  • iphone 4s cmimi
  • cmimi i iphone 4s
  • iphone ne shqiperi
  • iphone 4s ne shqiperi
  • cmimi iphone 4
  • iphone 4s çmimi ne shqiperi

3 Përgjigje për “iPhone 4 ne Shqiperi nepermjet Eagle Mobile”

  1. Algert

    Dec 10. 2010

    Ktu ne Itali iphone eshte falas po te paguash 29 euro ne muaj, me kontrate 2 vjecare.

    Përgjigju këtij komenti
  2. Eno

    Dec 10. 2010

    Kam disa vjet qe perdor iphone3 dhe sefundmi iphone4 por me vjen vertet keq qe abuzohet keshtu me cmimet ne Shqiperi. Ne Kanada nqs mer nje kontrate 2-3 vjecare paguan per shebimin 3G 20$ (6GB plan) ne muaj dhe 160$ per iphone4, nqs deshiron ta blesh pa kontrate Apple store e shet per $700CD equvalelente me 500 Euro. Mgjth qe kur perdor iphone shpenzoj me pak kohe ne PC dhe kjo eshte me kryesorja.

    Përgjigju këtij komenti
  3. Fabjan Kurtaj

    Oct 05. 2011

    Kam per te shitur 1 iPhone 4 I paketuar sapo ka ardhur nga Amerika.. Cmimi eshte 600-550 Euro.. Kush te jete I Interesuar Mund te kontaktoje ne Nr +355672683871

    Përgjigju këtij komenti

Përgjigju