E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e E-Mailit

Ky lajm u publikua më: 06/05/2011 9:41:50 AM

Microsoft komisionoi një institut kërkimesh rreth tregut, për të intervistuar 1,268 profesionistë dhe studentë mbi moshën 18 vjeç me qëlllim për të marrë informacion mbi përdorimin e mjeteve moderne të komunikimit siç janë: emaili, rrjetet sociale dhe Sms-të.

“Ne donim të kishim një studim të pavarur mbi mënyrën se si njerëzit përdorin mjetet e komunikimit që kanë në dispozicion” – tha Menaxheri i Produkteve të Microsoft, Paco Contreras.

Ky sondazh zbuloi se të paktën 96% e të intervistuarve kanë pasur një rritje me 45% të përdorimit të emailit kurse 51% e kanë përdorur në të njëjtën kohëzgjatje me vitin e kaluar.

90% deklaruan se kanë pasur një rritje prej 28% të komunimit me anë të rrjeteve sociale kurse 65%, të njëjtën kohëzgjatje.

Nga ana tjetër, për sa i përket përdorimit të sms-ve, 28% kanë pasur një rritje të përdorimit të tyre kurse 65% kanë pasur të njëjtën sasi përdorimi me vitin e kaluar.

36% e të intervistuarve, u shprehën se ata tashmë harxhojnë të paktën gjysmën e ditës së tyre duke lexuar emailet që lidhen me punën që kryejnë.

75% pohuan se preferojnë të dërgojnë ose shkëmbejnë emaile veçanërisht me shumë veta njëkohësisht.

Por për të parë statistikat e plota të këtij sondazhi, ju ftojmë të shikoni infografikun origjinal të bërë publik nga Microsoft.

1.2 E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e E Mailit 1.3 E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e E Mailit

 

Vizitoret kerkuan termat:

  • mjetet e komunikimit
  • teknologjia ne te shkuaren
  • mjetet e komunikimit ne distance
  • mail qmediatech com loc:AL

Asnjë Koment.

Përgjigju

More in Analiza, Media Sociale, Tech, Web
2.1
Google: Rritje 1 Milion % e kërkimeve me fjalët kyçe Bin Laden

Para pak ditësh dëgjuam njoftimin për vrasjen e Bin Laden nga forcat amerikane. Ky lajm bëri xhiron e botës dhe...

Close