Avast shpik opsionin unik ne bote: Sandbox

Ky lajm u publikua më: 09/02/2011 4:18:17 PM

Antiviruset pa pagese gjithmone kane ofruar mbrojtje per kompjuterat qe operojne me Windows.

Pas nje perdorimi nje javor ne forme testi, Avast 6 duket se ka shkuar pertej te gjitheve duke ofruar opsionin Sandbox, unik ne tregun e antiviruseve pa pagese.

Avast 6 ka krijuar kete opsion, i cili izolon programet e rrezikshme nderkohe qe ata operojne.

Sigurisht qe pervec versionit pa pagese edhe eshte edhe ai me pagese ku pervec ketij opsioni ofrohen edhe opsione te tjera per sigurine e kompjuterit tuaj.

Por si funksionon Sandbox? Ky opsion i lejon programet te operojne por duke i bllokuar ata nga rreziku per te infektuar kompjuterin. E gjitha realizohet fale nje sistemi unik ne bote. Nderkohe qe programi hapet, ky opsion regjistron dhe pergjon nga regjistri te gjtha filet e hapura, krijuara apo te rimertuara. Keto ndryshime virtualizohen dhe kur programi mbaron procesin e tij ato do te zhduken si avulli ne ajer.

Sigurisht qe nuk mjafton vetem kaq. Autosandbox lejon qe programi te hapet automatikisht, por nderkohe eshte e mundur qe programet te cilat keni besim se jane te sigurta, t’i shtoni ne listen “e bardhe”.

Gjithashtu Avast 6 do te vije ne treg me nje add-on per Internet Explorer dhe Firefox i cili eshte nje kombinim i laboratorit antivirus te Avastit dhe opinioneve te perdoruesve te saj.

Duket se Avast ka injoruar prezencen prej 10% ne tregun boteror qe ka Google Chrome, por parashikohet se shume shpejt do te krijohet nje add-on edhe per te.

Gjithashtu opsione te tjera i jane shtuar versionit 6 Beta. Njeri prej tyre eshte mundesia per te bere “Restore factory settings” apo mundesia per te aktivizuar veprime te programuara gjate boot-it te kompjuterit.

Avast aktualisht pozicionet ne vendet per te mira per sa i perket sigurise se kompjuterave.

Asnjë Koment.

Përgjigju

More in Tech, Web
google
Google translate me ne fund i pranishem edhe si aplikacion ne iPhone

Me ne fund Google Translate do te jete i pranishem edhe si aplikacion ne iPhone. Aplikacioni ne iPhone eshte pothuajse...

Close