AT&T kërkon përhapjen në Evropë

Ky lajm u publikua më: 17/01/2013 5:03:08 PM

The Wall Street Journal ka raportuar sot se kompania më e madhe e celularëve në SHBA, AT&T, po planifikon për përhapjen e saj në tregun Evropian. Kjo vjen pas një synimi për të konkuruar me kompanitë e tjera në Evropë.

ap att headquarters sign nt 120815 wmain AT&T kërkon përhapjen në Evropë

Burime brenda kompanisë theksojnë se n.q.s kjo gjë do të ndodhte, kjo do të ishtë një lëvizje shumë e rrezikshme nga AT&T. Dhe n.q.s kjo lëvizje ndodh, kjo nuk mund të bëheshe deri nga viti i ardshëm, ose të paktën nga fundi i këtij viti.

Një nga përfitimet e tregut Evropian me këtë lëvizje do të ishte nxjerrja e lidhjes 4G, që në Amerikë ka rreth 1 vit që ka dalë.

Burimet thonë se kompania Hollandeze Royal KPN NV dhe EE në Angli janë dy nga kompanitë që AT&T pritet të bashkëpunojë. Por edhe T-mobile në Gjermani është një nga opsionet. /Tech.Al/

Asnjë Koment.

Përgjigju

More in Biznes
iphone 5 kine
Rekorde në Kinë, Apple shet mbi 2 miliona iPhone 5 në fundjavë

Të Premten, ashtu si në Shqipëri, Apple lëshoi në tregun Kinez një nga celularët më të mirë tani, iPhone 5....

Close