Antigua, parajsa e piratërisë

Ky lajm u publikua më: 29/01/2013 11:31:42 PM

Antigua, një ishull i vogël prej 90.000 banues në ishujt Karaibe, mund të bëhet parajse legale për përmbajtje të pirateruar në Internet.

antigua Antigua, parajsa e piratërisë

Organizata Botërore e Tregtisë ka konfirmuar të Hënën se gjyqi ndërkombëtar i ka dhënë Antiguas dhe Barbudës të drejtën për të mospërfillur ligjet e SHBA-së, duke shtruar rrugën e artë për faqet me përmbajtje ilegale.

Ky vendim i jep teknikisht të drejtën Antiguas për të hapur një faqe interneti ku mund të shesë, ose të japë falas, materiale Amerikane si filma, pavarësisht se kush i ka të drejtat e këtyre të fundit. Me një fjalë, mund të ketë një Pirate Bay legal.

Ky vendim ka erdhur falë një mosmarrëveshje midis SHBA-së dhe Antiguas më shumë se 10 vjet me parë, mbi kumarin online.

Në fillim Antigua kishte një industri të madhe kumari, që kishte punësuar rreth 4.000, ose 5% të popullsisë, dhe kishte një vlerë prej 3,5 miliarda dollarë. Në 2003, Antigua filloi të argumentonte se ligjet e SHBA-së mbi kumarin online ishin kundër ligjeve botërore të tregtisë.

Por gjykatat vendosën kundër Antiguës, meqënëse ishte një shtet kaq i vogël krahasuar me SHBA-në. Por apelet të njëpasnjëshme, si dhe këmbënguljen e Antiguës për hakmarrje, çuan në ndryshimet e ligjeve ndërkombëtare në fushën e kumarit online.

SHBA-ja ka inkurajuar Antiguën të rishikojë edhe njëherë ligjet e saj mbi piraterinë, por Antigua nuk ka bërë asnjë ndryshim në ligje deri tani. /Tech.Al/

Asnjë Koment.

Përgjigju

More in Web
youtube-capture
Inçizoni videot për YouTube direkt nga iPhone

YouTube ka lëshuar një aplikacion të ri për iOS të quajtur 'YouTube Capture', një aplikacion që ju lejon të inçizoni...

Close