4 Shtator – Si Sot Në Tech

Ky lajm u publikua më: 04/09/2012 4:58:25 AM

Untitled 1 4 Shtator   Si Sot Në Tech

Më 4 Shtator, 1888, George Eastman regjistroi markën e tij ‘Kodak’, dhe mori patentën për aparatin fotografik që përdorte filmin. George Eastman shquhet si një nga inovuesit më të mëdhenj Amerikan. Ai njihet në të gjithë botën për shpikjet e famshmë në aparate fotografike, dhe funksione të ndryshme rreth tyre.

 

Më 4 Shtator, 1951, bëhet lidhja e parë televizive transkontinentale në San Fransisco të Kalifornisë nga Japonia. Kjo lidhje ishte nga Konferenca e Traktatit të Paqes në Japoni, që transmetoheshe për herë të parë nga kontinente të ndryshme, drejtpërdrejt.

 

Më 4 Shtator, 1956, prezantohet IBM 305 RAMAC, kompjuteri i parë komercial që përdorte ruajtje magnetike në disk. 

 

Më 4 Shtator, 1957, Ford Motor Company prezanton markën ‘Edsel’, një makinë që u prodhua në vitet 1958, 1959, dhe 1960. Për fat të keq, kjo makinë nuk i hyri kurrë në zemër amerikanëve, gjë që i shkaktoi Ford-it miliona dollarë në humbje.

 

Më 4 Shtator, 1958, u zbulua ‘Buckminsterfullerene’, një molekulë e përbërë tërësisht nga karboni. Kjo molekulë kishte një formë sferike, shumë të ngjashme me topin e futbollit. Kjo molekulë ka formulën C 60.

 

Më 4 Shtator, 1998, Larry Page dhe Sergey Brin, dy studentë nga Stanford University themeluan Google. Sot Google është një nga kompanitë globale më të mëdha, që njihet për shërbimet e internetit, si motor kërkimi, reklama, etj.

Asnjë Koment.

Përgjigju

More in Auto, Biznes, Shkencë, Tech
apple me kufje te reja
Shfaqen në Internet kufjet e mundshme për iPhone 5

Siç duket Apple ka ridizajnuar kufjet standarte që vijnë me telefonat celularë të saj. Hera e fundit që kompania në...

Close